Mijëra vetë kanë marrë pjesë sot në varrimin e mjekut Mehsud Xhekovic, i cili humbi jetën nga shpërthimi i djeshëm në veri të Mitrovicës.

Në ceremoninë mortore, e mbajtur në varrezat e myslimanëve, merrnin pjesë familjarët, miqtë, kolegët, si dhe pjesëtarë të të gjitha komuniteteve.

Nga shpërthimi i ndodhur dje në lagjen e boshnjakëve, gjatë një proteste të komunitetit serb, 11 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja bëri që Policia e Kosovës, në bashkëpunim me EULEX dhe KFOR, të rrisë masat e sigurisë në veri të Mitrovicës.

Top Channel