Në Maqedoni, Partia Demokratike Shqiptare ka prezantuar të premten një material audio, ku deputeti i BDI-së Xhevat Ademi dëgjohet teksa u flet për mitmarrje deputetëve shqiptarë.

Qëndrimi i mbajtur nga vetë PDSH ndaj këtij materiali ishte tepër i ashpër. “Xhevat Ademi dhe ministrat e tjerë tregojnë se si ushtrojnë mitmarrjen. Ky grup kriminal i drejtuar nga Ali Ahmeti u merr para qytetarëve në këmbim të vendeve të punës”, ka deklaruar Luan Tresi.

Nga ana e tij Ademi ka reaguar duke u shprehur se deklarata e tij ishte një udhëzim dhënë anëtarëve të BDI për të mos kryer aktin e mitmarrjes.

Top Channel