Komiteti i Helsinkit thotë se në Maqedoni po thellohet ndarja mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

Sipas përfaqësuesve të këtij institucioni, faji për këtë është kryesisht i qeverisë, e cila nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë për të shmangur ndarjen etnike.

“Qeveria nuk po bën asgjë për të afruar dy etnitë. Ndarjen e thellon edhe moszbatimi i ligjit për gjuhët”, ka deklaruar përfaqësuesi i KH, Hristo Ivanovski.

Raporti i publikuar nga Komiteti i Helsinkit thotë se një tjetër element që ndikon në këtë situatë është përqendrimi i nivelit të forcës tek partia në pushtet.

“Po përqendrohet forca në duart e një njeriut të vetëm, Nikolla Gruevski”, ka shtuar më tej Ivanovski.

Top Channel