Ministri britanik për Evropën, David Lidington, ka reaguar me rastin e incidentit që ka ndodhur të premten në veri të Mitrovicës, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve, kur disa persona janë plagosur, ndërsa njëri prej tyre ka vdekur, gjatë një proteste të serbëve kundër hapjes së Qendrës për Shërbime Civile të Republikës së Kosovës në atë pjesë të vendit.

“Para një jave e vizitova qytetin dhe dëgjova frustrimet që i ndiejnë komunitetet që jetojnë atje. Ajo cka është më e qartë është se në Kosovë absolutisht nuk ka vend për dhunë si mjet për t’i arritur qëllimet politike”, thekson ministri britanik.

Lidington i kërkon të gjithë komuniteteve të punojnë bashkë për t’i zgjidhur problemet e tyre.

Top Channel