Shefi i misionit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier ka dënuar sulmin me granatë të ndodhur dje në Mitrovicë, ku si pasojë një person gjeti vdekjen dhe 11 të tjerë u plagosën.

Duke i shprehur ngushëllimet e tij familjes së personit të vrarë, Zannier ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe shmangie të provokimeve.

Më tej ai ka shprehur shpresën e tij se autoritetet kosovare do të ndërmarrin masat e duhura në mënyrë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Top Channel