Policia e Kosovës nuk ka hedhur ende dritë mbi vrasjen e ndodhur dy javë më parë në Viti, ku mbetën të vrarë dy shtetas kosovarë dhe dy maqedonas.

Sipas agjencisë së lajmeve “INA”, policia e Kosovës nga ana e saj ka konfirmuar se hetimet po vijojnë, por ka refuzuar të japë detaje.

Ndërkohë, personi që kishte mbetur i plagosur në shkëmbimin e zjarrit, shtetasi Qenan Ademi, është lënë i lirë pas marrjes së mjekimeve në spital.

Sipas burimeve, agjentët e policisë e kanë marrë atë në pyetje dhe në bazë të të dhënave të mbledhura prej tij po zhvillojnë hetimet.

Top Channel