Me rastin e incidentit që ka ndodhur të premten në veri të Mitrovicës, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve, kur disa persona janë plagosur, ndërsa njëri prej tyre ka vdekur, gjatë një proteste të serbëve kundër hapjes së Qendrës për shërbime civile të Republikës së Kosovës në atë pjesë të vendit, ka reaguar edhe Zyra Civile Ndërkombëtare.

Duke e komentuar atë cka ndodhi të premten në Mitrovicën Veriore, zëdhënësi i ICO-së Andy McGuffie ka thënë se “ICO-ja bashkohet me kryeministrin dhe institucionet e Kosovës në shprehjen e hidhërimit të thellë për incidentin fatal të shkaktuar nga shpërthimi në Mitrovicën Veriore”.

Ky incident tragjik ndodhi gjatë një proteste, të cilën ICO e vlerëson si paqësore.

Top Channel