Presidenti i Bashkimit Europian Herman Van Rompuy dhe Përfaqësuesja e Lartë Catherine Ashton dënojne incidentin tragjik në veri të Mitrovicës ku një person humbi jetën e 11 të tjerë u plagosën dhe shprehin ngushellimet e tyre përmes komunikatave respektive për shtyp.

Ashton i bën thirrje policisë së Kosovës që me ndihmën e EULEX të hetojnë mbi këtë incident për të garantuar vënien përpara drejtësise të personave përgjegjës.

Nga ana tjetër Presidenti Van Rompuy kërkon kthimin e qetësise në vend.

“Tani është e domosdoshme që të gjitha palët e përfshira të tregojne vetpërmbajtje. Përdorimi i dhunës është tërësisht i papranueshëm”, shprehet Presidenti i BE-së.

Top Channel