Drejtuesi i një organizatë joqeveritare për këshilla diplomatike në Bruksel, Nicholas Wyatt, shpreson që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do t’i ofrojë Beogradit një mundësi për të biseduar me udhëheqësit e vendit fqinj, Kosovës.

Në një bisedë për BBC-në, Wyatt, drejtues i “The Independent Diplomat”, tha se për sa kohë që Serbia të mos e njohë Kosovën, çështja e kufijve mes dy vendeve është e një rëndësie dytësore.

Ai tha se ideja për shkëmbim territoresh është e pamundshme për t’u propozuar dhe njëkohësisht e pamundshme për t’u zbatuar.

Top Channel