Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman van Rompuy të hënën do të nisë vizitën e tij të parë në vendet e Ballkanit perëndimor.

Fillimisht ai do të ndalet në Lubjanë dhe Zagreb, për të vazhduar më pas në Beograd dhe Prishtinë.

Rompuy ka deklaruar se me këtë vizitë do që të konfirmojë se stabiliteti dhe intergimi evropian i Ballkanit perëndimor mbeten të një rëndësie kyçe për Bashkimin Evropian.

Top Channel