Një person ka vdekur ndërsa 11 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i sotëm në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, ndërkohë që policia e Kosovës nuk jep detaje për etninë e tyre. (UPDATE)

Këta persona, bashkë me të tjerë ishin duke protestuar kundër hapjes së Zyrës së Qeverisë së Kosovës në Mitrovicën veriore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i tha radios ‘Evropa e Lirë’ se përveç shpërthimit, janë regjistruar edhe të shtëna me armë zjarri.

“Në orën 10:00, në kohën kur është mbajtur kjo protestë, policia ka regjistruar së paku një shpërthim dhe të shtëna me armë zjarri. Në bazë të informacioneve, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, njoftohet se ka persona të lënduar. Nuk dimë se në çfarë rrethanash apo për sa persona të lënduar bëhet fjalë. Sidoqoftë, mbetet të konfirmohet nga hetuesit policorë që janë në vendngjarje, bashkë me EULEX-in”, tha Hoti, bën të ditur Telegraf.

Top Channel