Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka shprehur keqardhjen e tij për vdekjen e një personi dhe plagosjen e 11 të tjerëve si pasojë e shpërthimit të një granate në Mitrovicë.

Thaci ka ftuar qytetarët që të tregohen të matur dhe u ka kërkuar organeve policore që të hetojnë dhe zbardhin rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, zyrtarë të KFOR-it kanë reaguar ndaj ngjarjes duke deklaruar se trupat janë gati të ndërhyjnë në cdo situatë.

Ndërsa partia opozitare e Ramush Haradinaj, AAK, ka kritikuar sistemin e sigurisë të hartuar nga qeveria.

Situata në Mitrovicë u tensionua pasi qeveria e Kosovës hapi një zyrë të sajën, që do të ofrojë kryesisht shërbime civile.

Top Channel