Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Serbi ka bërë përgjegjëse autoritetet ndërkombëtare në Kosovë për shpërthimin e sotëm në Mitrovicë.

“Shpërthimi i sotëm në Mitrovicë ishte një akt terrorist dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Feith, është përgjegjësi kryesor për atë që ndodhi”, ka deklaruar institucioni serb.

Nga shpërthimi i ndodhur me një granatë paraditen e sotme në Mitrovicë një person humbi jetën ndërsa 11 të tjerë mbetën të plagosur.

Presidenti serb Boris Tadic e cilësoi ngjarjen si një provokim ndaj paqes, ndërsa Prishtina zyrtare i kërkoi Beogradit që të ndalë provokimet.

Top Channel