Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dënoi shpërthimin në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, të cilët po protestonin kundër hapjes së Zyrës së Qeverisë së Kosovës në këtë qytet.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë thellësisht të përkushtuara për krijimin e një mjedisi paqësor dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie e besimi, prandaj vlerësojmë se aktet e dhunshme si ky i sotmi janë tërësisht të papranueshme”, pohoi presidenti, ben te ditur Telegraf.

Ai vlerësoi se dhuna cenon interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, ndërkaq kërkoi nga institucionet përgjegjëse, vendase dhe ndërkombëtare, që urgjentisht ta zbardhin këtë rast, ndërsa faktorët të dalin para drejtësisë.

Top Channel