Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi ka deklaruar se situata në Mitrovicë, ku sot qeveria e Kosovës hapi një zyrë të sajën, është relativisht e qetë.

Rexhepi ka theksuar se disa qindra qytetarë të komunitetit serb kanë protestuar duke tentuar t’i afrohen zyrës, por janë ndalur nga Policia e Kosovës.

Në mbledhjen e qeverisë, Rexhepi ka folur edhe për shpërthimin e një granate që shkaktoi një të vdekur dhe 11 të plagosur.

Por ka nënvizuar se situata është nën kontroll dhe se zyra e qeverisë vazhdon të jetë e hapur.

Top Channel