Kryeministri grek, Jorgos Papandreu ka siguruar popullin helen për suksesin e reformave të ndërmarra nga qeveria e tij.

Sipas tij, pas kalimit të krizës, qeveria do mbajë premtimet për të përmirësuar nivelin e jetesës së punëtorëve. Gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar, Papandreu theksoi se të gjitha objektivat e qeverisë janë ende në axhendë.

Ndërkohë, sindikatat kanë caktuar datën 8 korrik për një grevë të përgjithshme kundër planit për shkurtimin e pensioneve.

Top Channel