Momente tensioni janë regjistruar në Parlamentin maqedonas, ku deputetët e LSDM-së janë konfrontuar verbalisht me ata të VMRO-DPMNE-së.

Shkak është bërë ndërhyrja e socialdemokratëve ndaj një kameramani, i cili po xhironte mbledhjen e djeshme të tyre.

Deputetët kanë sqaruar se fillimisht i kanë kërkuar kameramanit sqarime dhe se pas refuzimit të këtij të fundit ka pasur konfrontim fizik.

Por nga ana tjetër partia në pushtet ka deklaruar se incidenti është shumë i rëndë, pasi personi i sulmuar ishte një agjent policie.

Top Channel