Janë liruar nga burgu i Idrizovës katër të dënuarit e së ashtuquajturës cështja e “Sopotit”.

Sipas raportimeve të mediave maqedonase, Sulejman Sulejmani, Samet Luftiu, Hasan Klaiqi dhe Shaban Limani do të mbrohen në arrest shtëpie deri në rifillimin e gjykimit.

Ky proces do të bëhet pasi Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e palës mbrojtëse për të rigjykuar cështjen. E njëjta masë është vendosur edhe për 6 personat e tjerë në arrati.

Avokati mbrojtës Vullnet Pacuku depozitoi në fillim të javës kërkesën pranë Gjykatës së Apelit, duke kërkuar shqyrtimin e vendimit të gjykatës së Kumanovës.

Top Channel