Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci u ka bërë thirrje ligjvënësve kosovarë që t’i injorojnë idetë që flasin për shkëmbime territoresh me Serbinë.

Duke folur në seancën parlamentare, Thaci i ka cilësuar këto ide si spekulimeve të mediave.

“Idetë për shkëmbim territoresh po hutojnë opinionin publik, por edhe vetë politikën. Por një gjë e tillë nuk do të ndodhë në asnjë rrethanë”, ka deklaruar Thaci.

Ndër të tjera kreu i qeverisë ka përjashtuar cdo mundësi që Kosova të bisedojë me Serbinë për cështjen e statusit.

“Si me cdo shtet tjetër, Kosova mund të ketë bisedime edhe me Serbinë për cështje praktike. Por kurrësesi për cështje që prekin sovranitetin dhe integritetin e saj”, ka nënvizuar Thaci.

Top Channel