Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës i vlerësojnë si tendencioze dhe në dëm të shqiptarëve idetë për shkëmbimin e territoreve.

Ata janë shprehur kundër planit të Serbisë që vetëm komuna e Preshevës t’i bashkangjitet Kosovës.

“Qëllimi i Serbisë është që të ndajë komunën e Preshevës dhe pastaj të luajë me fatin e shqiptarëve të Bujanocit dhe Medvegjës”, ka deklaruar Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Bujanocit.

Ndërsa Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës, ka nënvizuar se Serbia po punon prej kohësh në këtë drejtim.

Sipas tij, shkëmbimi i territoreve mund të bëhet vetëm nëse të treja komunat e Luginës së Preshevës i bashkohen Kosovës.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të kenë për bazë referendumin e marsit të vitit 1992 dhe në këtë drejtim mund të bisedohet për shkëmbim të territoreve, me kusht që tre komunat e Luginës t’i bashkangjiten Kosovës”, ka pohuar Mustafa.

Top Channel