Shala: Ideja për shkëmbim territoresh, jo e rastësishme

30/06/2010 14:15

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala theksoi se ideja për shkëmbim territoresh nuk janë të rastësishme.

Në një intervistë për BBC-n, nënkryetari i AAK-së thotë shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje  dhe kjo tregon, në fakt, se Serbia nuk shqetësohet fare për komunitetin serb në Kosovë, as për marrëdhëniet fqinjësore.

Ai thekson se gabimin më të madh si lidership i Kosovës do ta bëjnë nëse injorohet ky proces dhe nëse tërë kohën përsërisin se kanë të bëjnë me bisedime të karakterit teknik.

“Cfarëdo qoftë që bisedohet në mes të Prishtinës dhe të Beogradit, domosdoshmërisht, do të ketë implikime politike dhe do të ketë pasoja politike për Kosovën”, thekson Shala

Në pyetjen e BBC-s se nëse do të ishte drejtues i Qeverisë cili do të ishte përgjigjja për idetë që vijnë për shkëmbim territoresh, Shala tha se para se gjithash, do të synonte të krijonte një konsensus brenda Kosovës midis të gjithë faktorëve relevantë politikë, si të pushtetit ashtu edhe të opozitës.

Top Channel