Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Komandanti Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti sot Komandantin e FSK-së, Gjeneral lejtnant Sylejman Selimin dhe një grup oficerësh të rinj të porsagraduar në Qendrën e Studimeve Universitare, Gjenerata 2010.

“Suksesi që kanë treguar këta oficerë të rinj të FSK-së dhe angazhimi juaj i deritanishëm për profesionalizimin e pjesëtarëve të saj është shembulli më i mirë për gjeneratat e ardhshme të vendit”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Ndërsa, Gjeneral lejtnant Selimi tha se Forca e Sigurisë e Kosovës është zotuar se do t’i kryejë detyrat e veta sipas ligjit dhe se do të angazhohet gjithmonë për të mirën e qytetarëve të vendit.

Top Channel