Komisionerja evropiane për çështje te brendshme Cecelia Mallmstrom pas takimit me homologun kosovar Bajram Rexhepi ka premtuar përkrahjen e plotë për synimet e Prishtinës zyrtare që të nisë procesi i liberalizimit të vizave.

Vizita e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës në kryeqendrën evropiane kishte për qëllim insistimin e Prishtinës zyrtare që sa më parë të dorëzohet udhërrëfyesi me kushtet që duhen përmbushur në procesin e vizave në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës të gëzojnë regjimin e lëvizjes së lirë në vendet e Evropës perendimore. Ministri Rexhepi ka dorëzuar edhe shënimet e përgatituar në kryeqytetin kosovar në lidhje me sfidat që priten në këtë proces.

“Ne dëshirojme që kërkesat dhe kushtet të jenë të njëjta sikurse për shtetet tjera”, deklaroi Bajram Rexhepi në përfundim të takimit, ben te ditur Telegraf.

Zyrtarët e Komisionit evropian nga ana tjetër edhe më tutje insistojnë se Kosova duhet të miratojë dhe funksionalizojë ligjin për riatdhesim dhe të zbatojë strategjinë e integrimit për të kthyerit para se të niset procesi i vizave.

Top Channel