Dogana e Kosovës ka konfiskuar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave armët janë gjetur gjatë kontrollit të bagazheve të dy personave që vinin nga Gjermania.

Burimet theksojnë se armët ishin të kalibrave të rëndë dhe shtojnë se po hetohet për të zbardhur nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Top Channel