Një tjetër tragjedi humanitare është shënuar në kufirin greko-turk. Sipas drejtorise se policise se Orestiadhes,19 emigrante jane gjetur te mbytur ne brigjet greke te lumit Evros.

Viktimat jane te gjithe te rinj dhe midis tyre ndodhen trupat e pajete te tre femrave. Shefi i  policise tha se trupat  jane gjetur gjate 24 oreve te fundit ne gryke-derdhjen e lumit. Shkaku i vdekjeve, nga konstatimet e mjekut ligjor, ishte mbytja.

Viktimat ishin pjese e nje grupi prej 26 klandestinesh qe po kalonin ilegalisht ne token greke.Vetem shtate prej tyre munden te shpetojne dhe u kapen prej rojave greke te kufirit.

Transportuesi i tyre turk,i braktisi sapo u diktua nga rojet kufitare.Identiteti i  tij,iu dha organeve turke, te cilat arriten ta prangosin 45-vjecarin. Burri pranoi se u kishte marre nga 1.000 euro secilit nga emigrantet per t’i kaluar ne token greke.

Top Channel