Shefi alternativ i diplomacisë greke Dimitris Drucas ka deklaruar se vendi i tij e mbështet integrimin e “IRJM”-së, por më parë duhet zgjidhur cështja e emrit.

Drucas ka ripërsëritur qëndrimin e Athinës zyrtare se emri i ri duhet të përmbajë një përcaktim gjeografik dhe të jetë për përdorim të përgjithshëm.

“Ne jemi gati të bëhemi mbështetës për integrimin e fqinjit tonë verior, por pasi të biem dakord për një emër të pranueshëm”, ka pohuar Drucas.

Ai ka shtuar se vizioni integrues i Greqisë përfshin të gjitha vendet e ballkanit dhe për këtë nuk duhet të ketë asnjë dyshim.

Top Channel