Ambasadori i SHBA në Prishtinë, Christopher Dell ka deklaruar se veriu është pjesë e pandashme e shtetit të Kosovës.

“Tek ne nuk ka asnjë dyshim se veriu është pjesë e Kosovës dhe se territori i Kosovës është i pandashëm e i përcaktuar me Kushtetutë”, ka deklaruar Dell.

Diplomati amerikan ka theksuar se banorëve të veriut nuk u interesojnë përplasjet mes Prishtinës dhe Beogradit, por zgjidhja e problemeve.

Ndërsa lidhur me funksionimin e gjykatës në këtë zonë, Dell ka nënvizuar se ajo do të funksionojë duke qenë pjesë e EULEX-it dhe më pas e institucioneve të Kosovës.

Top Channel