Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic, ka deklaruar se ideja për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka dalë nga Beogradi.

Ai e ka kundërshtuar këtë ide dhe ka theksuar se qeveria serbe është e angazhuar që Kosovën ta ruajë si pjesë përbërëse të Serbisë.

“Ne nuk e duam ndarjen e Kosovës dhe nuk duam as të shkëmbejmë territore. Ne i qëndrojmë besnik politikës sonë që Kosovën ta ruajmë si pjesë përbërëse të Serbisë”, ka pohuar Bogdanovic në një intervistë për BBC.

Ai ka shtuar se qarkullimi i idesë për shkëmbim territorial ndërmjet Kosovës e Serbisë tregon se sa e shqetësuar është Prishtina zyrtare në prag të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë.

Top Channel