Abramowitz: Kosova, ndoshta negociata pas vendimit të GJND-së

30/06/2010 13:20

”Kosova dhe perëndimi duhet të jenë të përgatitura për hapat që duhet të ndërmerren pas vendimit të GJND-së”.

Kështu ka deklaruar eksperti dhe ish-diplomati i njohur amerikan, Morton Abramowitz, në një intevistë për Zërin e Amerikës.

Ai ka theksuar se një nga skenarët me të cilat mund të përballet Kosova, mund të jenë negociatat politike të propozuara nga serbët me mundësinë e diskutimit të fatit të rajoneve serbe të veriut. Abramoëitz thotë se askush nuk e di se cili do të jetë ky vendim, por nëse është në favor të Kosovës sipas tij do të sillte si rezultat shumë më tepër njohje.

Top Channel