Ndarja e Kosovës është një ide e vjetër serbe, por nga Beogradi së fundi kanë ardhur propozime për shkëmbim territoresh.

Propozimet e hedhura flasin për ndarjen e veriut, qe i kalon Serbisë, në këmbim të Komunës së Preshevës, por që nuk përfshin të gjithë luginën me të njëjtin emër.

Propozime që në Kosovë konsiderohen gjithësesi të papranueshme. Kjo ide nuk mbeshtetet nga zyra nderkombetare ne Kosove. Ndërkohë, kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se kjo do te hapte kutine e Pandores dhe levizja e kufijve nuk eshtë ne interes te rajonit.

“Kosova i ka kufijte e vet shteterore dhe kerkojme qe te respektohet kufiri i vendit”, theksoi ai.

Top Channel