Lideri i radikalëve serbë, Vojisllav Sheshel ka urdhëruar një vrasës profesionist për të eleminuar rivalin e tij politik, Tomisllav Nikolic.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave Sheshel e urdhëroi vrasjen nga burgu i Hagës dhe për këtë angazhoi Lluka Bojovic.

Ky i fundit, sipas burimeve, formoi një grup që do të kryente vrasjen, ku bënte pjesë edhe Millosh Simovic, dikur anëtar i klanit të Zemunit dhe i arrestuar para pak ditësh.

Burimet shtojnë më tej se zbulimi i këtij plani është bërë nga shërbimet sekrete, të cilat kanë marrë vendimin për rritjen e masave të sigurisë.

Top Channel