Sulmohet fizikisht brenda ndërtesës qeveritare, ministri kosovar i Arsimit Enver Hoxhaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 të së martës kur ministri Hoxhaj po merrte pjesë në promovimin e paketës së gjelbër nga qendra rajonale e mjedisit për Evropën qendrore dhe lindore. (UPDATE)

Një dëshmitar okular i cili nuk dëshiron të bëhet publik tha se pas përfundimit të koktejit, ministri u sulmua nga një person i panjohur.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i rojeve të ministrit dhe policisë së Kosovës.

Kjo e fundit konfirmoi rastin ndërsa tha se ka arrestuar personin që sulmoi ministrin.

Arsyet akoma janë të panjohura, por burime jo zyrtare thonë se sulmi është bërë nga një besimtar të fesë islame, për shkak të një vendimi të Ministrisë së Arsimit i cili ndalon mbajtjen e shamisë në shkolla.

Top Channel