Analisti i njohur i cështjeve ballkanase, James Pettifer ka kritikuar misionin EULEX, se po politizon cështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin në Kosovë.

“Problemi që kemi me EULEX-in është se po i përdor rastet e dyshuara për korrupsion për të ndryshuar atmosferën politike dhe unë mendoj se kjo është e papranueshme në një shtet të pavarur”, ka pohuar Pettifer në një intervistë për “Radio Kosova”.

Përsa i përket idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan, analisti e ka vlerësuar atë si një ide shumë të keqe, ndërkohë që ka shtuar se afrimi i Kosovës me BE-në është ende larg për shkak të problemeve të brendshme që ka vetë unioni.

Top Channel