Një incident është regjistruar dje në Maqedoni mes truprojave të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kameramanëve të një televizioni lokal.

Sipas raportimeve të mediave lokale, truprojat nuk kanë lejuar kameramanin e televizionit “ERA” që të xhironte pamje nga takimi i liderëve të koalicionit.

“Desha të filmoja disa pamje nga takimi. Fillimisht një nga truprojat më lejoi, ndërsa një tjetër më shtyu me forcë dhe këtu ndodhi incidenti”, ka deklaruar kameramani.

Ndërkohë, përfaqësues të VMRO/DPMNE kanë reaguar duke deklaruar se ngjarja do të hetohet dhe se do të ndërmerren sanksione ndaj përgjegjësve nëse vërtetohen shkelje.

Top Channel