Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci e ka cilësuar si të rrezikshme për rajonin idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Kuci është shprehur se kjo ide qarkullon prej kohësh, por ka nënvizuar se ajo nuk ka të bëjë fare me realitetin.

“Shkëmbimi i territoreve do të nënkuptonte krijimin konflikteve të hapura. Zgjidhja më e mirë është integrimi evropian”, ka deklaruar Kuci.

Top Channel