Hetimet e EULEX do të vazhdojnë, sikundër priten edhe bastisje të tjera në të ardhmen të zyrave të zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion.

Kryeprokurori i EULEX Joanes van Vresvan Vreswjik ka deklaruar se frytet e hetimeve te bujshme te ketyre muajve do te korren vitin tjeter, me dorezimin e dosjeve per gjykim.

“Na kanë akuzuar se kemi vënë në shënjestër vetëm një parti, por operacionet do vazhdojnë edhe në sektorë të tjerë”, theksoi kryeprokurori. Sipas tij, EULEX ka një listë shumë të gjatë dhe hetimet janë në fazën e zhvillimeve. Hetimet e EULEX nisën para pak muajsh me kontrollin që iu bë Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacionit.  
 

Top Channel