Përfaqësuesi i diplomacisë greke, Dimitris Drucas ka deklaruar se ndihet i inkurajuar nga deklaratat e kryeministrit maqedonas për zgjidhjen e cështjes së emrit.

Në një intervistë për një të përditshme greke, Drucas ka rikonfirmuar qëndrimin e Athinës për një zgjidhje me përcaktim gjeografik dhe përdorim të përgjithshëm.

“Deklaratat e fundit të kryeministrit Gruevski, nëse janë të vërteta, na bënë shumë optimistë. Mbetet të shohim nëse ai do të përgjigjet deri në fund”, ka pohuar Drucas.

Shefi alternativ i diplomacisë greke ka shtuar më tej se, shpreson që pala maqedonase të zgjedhë rrugën evropiane dhe jo të largohet më tepër nga ajo.

Top Channel