Në Shkup të Maqedonisë, agjentët e departamentit kundër terrorizmit dhe ata të atij kundër krimit të organizuar kanë nisur një trajnim nën mbikëqyrjen e OSBE-së për të luftuar dy fenomenet negative.

Trajnimi i oficerëve maqedonas po bëhet nga specialistë turq të anti-terrorit dhe konsiderohet si një proces i rëndësisë së vecantë për rritjen e profesionalitetit të strukturave maqedonase të sigurisë.

“Ky trajnim do t’iu mundësojë punonjësve të Ministrisë së Brendshme maqedonase që të rrisin njohuritë e tyre me rrënjët, karakteristikat dhe llojet e terrorizmit, si dhe të identifikojnë mënyrat efikase për adresimin e kësaj sfide të sigurisë”, ka deklaruar përfaqësuesi i seksionit policor të OSBE-së, Paulo Costa.

Top Channel