Një bombë ka shpërthyer sot në Selanik, përpara shtëpisë së ish-presidentit të Shoqatës Rajonale të Gazetarëve, Dimitri Gousidis.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë greke, sipas të cilave bomba kishte potencial të vogël dhe për rrjedhojë shkaktoi vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, shërbimet greke të sigurisë dyshojnë se pas atentatit me eksploziv të së enjtes së shkuar, që shkaktoi vdekjen e ndihmësit të ministrit të Rendit, fshihet një komplot ndërkombëtar që përfshin lëvizjen anarkiste të Evropës jugore.

Top Channel