Sejdiu: Kosova, pjesë e misioneve të NATO-s
28/06/2010 16:00
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se Kosova duhet të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse të NATO-s, qoftë edhe në mënyrë simbolike.
Deklaratën e tij Sejdiu e bëri në ceremoninë e gradimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitere, “Gjenerata 2010”.
“Ju jeni mesazh i gatishmërisë së Kosovës për të marrë pjesë, qoftë edhe simbolikisht, në operacionet paqësore të NATO-s”, ka pohuar Sejdiu.
Top Channel