Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, me disa peshkopë kanë qëndruar dje në Graçanicë,  ku kanë marrë pjesë në kremtimin e Vidovdanit, ka njoftuar agjencia “Beta”, duke u mbështetur në burimet nga Dioqeza Rashkë-Prizren.

Patriarku Irinej udhëtoi për në Kosovë për të marrë pjesë në manifestimet tradicionale për Vidovdanin. Sipas mediave serbe, në Vidovdan patriarku së bashku eprorë të tjerë të Kishës Ortodokse Serbe do të shërbejnë liturgjinë e shenjtë në Manastirin e Graçanicës. Pas liturgjisë, ata do të vizitojnë Gazimestanin.

Jo zyrtarisht, sipas mediave serbe, njoftohet se nesër në Graçanicë do të udhëtojë edhe ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Gordan Bogdanoviç dhe ministri i Fesë, Bogolub Shjakoviç. Ndërkohë, mitropoliti Amfilohije ka shërbyer dje liturgjinë në Gushtericën e Poshtme të Lipjanit, ndërsa peshkopi Atanasije do të shërbejë në Prizren, ndërsa peshkopi Teodosije në Manastirin e Graçanicës.  

Top Channel