Një ide për shkëmbim territorial ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka filluar të qarkullojë në qarqet politike në Beograd, opsion që konsiderohet si një kompromis i mundshëm mes dy palëve.

Sipas BBC, disa ide janë që veriu i Kosovës, i banuar nga shumicë serbe, të shkëmbehet me territorin e Preshevës, i banuar nga shqiptarë.

Propozimi në fjalë, por edhe të tjerë vijnë në një periudhë kur pritet dhënia e vendimit të GJND-së mbi pavarësinë e Kosovës.

Ekzistenca e këtyre ideve nuk është mohuar as nga organizata prestigjoze ndërkombëtare, të cilat gjithësesi kanë nënvizuar se marrëveshje të tilla janë të vështira për t’u arritur.

Top Channel