Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që të tregojë se ai po shkel Kushtetutën duke qenë njëkohësisht edhe kryetar i LDK-së.

Me këtë deklaratë, Sejdiu iu përgjigj kërkesës së 31 deputetëve kosovarë, që Gjykata Kushtetuese të dalë më një qëndrim ndaj pozicionit të dyfishtë të Sejdiut.

31 deputetët, të cilët kanë firmosur një peticion, shprehen se pavarësisht se Sejdiu kur është zgjedhur president e ka ngrirë postin e tij në krye të LDK-së, kjo nuk e arsyeton shkeljen e Kushtetutës.

Peticioni ndaj kreut të shtetit kosovar u bë me nismën e deputetit të pavarur të Kuvendit të Kosovës, Naim Rustemi, i cili mblodhi me shpejtësi 31 firma.

Top Channel