Ndotja e ambientit në Kosovë i tejkalon normat e lejuara evropiane. Sipas Agjencisë së Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit vetëm në Prishtinë këto norma tejkalohen për 3 deri në 10 herë më shumë, sesa ato të lejuarat.

Ilir Morina, kryeshef ekzekutiv i kësaj agjencie thekson se ekzistojnë disa shkaktarë që ndikojnë negativisht në ndotjen e ambientit, si: termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës, ujërat e zeza etj.

“KEK-u raporton te ne çdo muaj. ‘Kosova A’ kalon 4-6 herë normat e lejuara evropiane; ‘Kosova B’ 3 herë, e sidomos pluhuri, shkarkimi i hirit që bëhet përmes tymit”, shpjegon Morina, bëri të ditur Telegraf.

Top Channel