Kompania Elektro-energjitike e Kosovës dhe sistemi energjitik në Kosovë janë në krizë. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell kërkoi privatizimin e shpejtë të kompanisë, si e vetmja mundësi për daljen nga kriza.

“Proceset që cojnë drejt tenderit janë zgjidhja e vetme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm në vend. Në këtë mënyrë luftohet edhe korrupsioni që ekziston në Kosovë”, ka deklaruar Dell.

Ndërkohë që kryeministri Thaci premtoi transparencë në këtë proces. “Ky privatizim do të rezultojë më rritjen e të ardhurave të inkasimeve, realizimin e investimeve afatgjata dhe kthimin e kostos në një cmim të arsyeshëm për investitorët”, ka pohuar Thaci.

Top Channel