Patriarku serb Irinej ka deklaruar sot në manastirin e Gracanicës se populli shqiptar ka të drejtë të pamohueshme për të jetuar në Kosovë, por ka theksuar se këtë të drejtë e kanë edhe serbët, pasi sipas tij Kosova është atdheu i tyre.

Irinej është shprehur gjithashtu se shpreson që për Kosovën të arrihet një zgjidhje që të kënaqë të dyja palët, duke nënvizuar se zgjidhjet e njëanshme janë të dëmshme.

“Zgjidhja që kënaq vetëm njërën palë nuk është zgjidhje, por një arsye për përcarje. Ky vend na takon neve si popull historik në këto hapësira, por u takon edhe atyre të cilëve janë me ne dhe për këtë shpresojmë për një zgjidhje që do të kënaqte të dyja palët”, ka pohuar Irinej.

Top Channel