Mbi 3 milionë punonjës të sektorit publik dhe privat pritet të përfshihen në grevën 24 orëshe të paralajmëruar për nesër në Greqi.

Pritet që greva e përgjithshme të paralizojë qeverinë qëndrore, pushtetin lokal, spitalet, gjykatat, bankat dhe sektorët e tjerë të ekonomisë.

Greva mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj masave të qeverisë për të dalë nga kriza, që parashikojnë ngrirjen e rrogave dhe pensioneve, si dhe shkurtime buxhetore.

Top Channel