Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX njofton se krahas hetimeve do të bëjë edhe arrestime të zyrtarëve të implikuar në krim të organizuar dhe korrupsion.

Karin Limdal, nga EULEX-i, ben te ditur Telegraf,  ka theksuar se shumë raste të hetimeve kërkojnë kohë dhe fakti se nuk ka shenja që shihen publikisht, nuk do të thotë që hetimet nuk po zhvillohen.

“Duhet ta kemi parasysh se jo në të gjitha rastet ka nevojë për arrestime, në mënyrë që një hetim të zhvillohet”, u shpreh Limdal.

Zyrtarët e EULEX-it, hedhin poshtë mundësitë që ndërhyrjet politike të jenë shkaktarë të mungesës së arrestimeve të paralajmëruar më parë.

Top Channel