Ministri serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, ka deklaruar në Graçanicë se synimi i Beogradit në Kosovë është që të mos e rrezikojë askënd, por të kërkojë zgjidhje për të mbrojtur atë që sipas tij është serbe.

Duke folur në solemnitetet kushtuar festës së Vidovdanit, në 621 vjetorin e Betejës së Kosovës, Bogdanovic tha se Serbia do të jetë e suksesshme vetëm nëse mbron dhe kultivon stabilitetin dhe unitetin midis shtetit dhe popullit, sepse, sipas tij, kjo është parakusht për ruajtjen e Kosovës në kuadër të Serbisë.

“Beteja që Serbia po bën aktualisht në Kosovë është ndryshe nga ajo që ka bërë princ Llazari dhe luftëtarët e tij. Sot detyra jonë nuk është aspak më e lehtë. Sot është koha për unitet, për durim dhe pajtim midis nesh”.

Top Channel