Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut Çavushoglu ka deklaruar se problemet më të mëdha për vendet e Ballkanit janë mungesa e dialogut dhe mirëbesimit.

Çavushoglu ka thënë se ka shumë çështje që duhet zgjidhur si ato që kanë të bëjnë e çështjen e të zhdukurve, personave të zhvendosur.  

Duke vlerësuar situatën në Kosovë, Çavushoglu ka thënë për të përditshmen serbe “Veçernje Novosti” se ajo nuk është shumë premtuese. “Njerëzit janë të varfër, por bëhet fjalë edhe për çështjen e refugjatëve, të të zhdukurve, aktiviteteve ilegale, siç është trafikimi me njerëz dhe me organe… Prandaj rezoluta jonë rekomandon dialog midis Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe politikanëve të Kosovës, natyrisht duke respektuar Serbinë”.

Top Channel